Bujanoc: KONTRATA SATANIKE!

229

Në tubimin paraelektoral me banorët e Malësisë së Bujanocit, Partia Demokratike e Nagip Arifit, kërkoi “ashiqare” votën e malësorëve, për zgjedhjet nacionale, në kompensim të zhvillimit ekonomik!

Në fjalimin e kryetarit të Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i cili përfaqëson listën, në zgjedhjet për Këshillin Nacional, nuk e pat vështirë të thotë:

“Ne erdhëm të bëjmë një Kontratë me ju. Të na ndihmoni, që më 26 tetor, të marrim shumicën e Këshillit Nacional, për t’ua kthyer ju me zhvillim dhe përparimin e arsimit shqip, me informim të mirë, me kulturë të mirë dhe duke e mbrojt këtë flamur, të cilin e mbrojtën vëllezërit tanë në Beograd”.

Kështu pat thënë Nagip Arifi edhe gjatë zgjedhjeve për pushtet lokal të viteve 2002-2006-2008 e 2012, e Malësia e Bujanoc, ngeli po ajo si në kohën e ish regjimit të Millosheviqit: pa zhvillim ekonomik e infrastrukturor, pa punësim e integrim, pa siguri e kthim të lirshëm në vatrat e braktisura stërgjyshore.

Si ta zhvilloj ekonominë e shkatërruar të Malësisë, Lista e Nagip Arifit, kur barojat e këqija dhe shkurret kanë mbuluar tokat e bukës dhe lejlekët kanë ngritur çerdhe mbi oxhakët e shtëpive të boshatisura të këtyre fshatrave, si ta zhvilloj arsimin kur nëpër shkollat shqipe nxënësit numërohen me gishtërinj e si ta mbroj Flamurin Kombëtar, kur nga të gjitha anët e brezit kufitar bëjnë roje forcat e xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe.

Me këto premtime të dala nga goja e Nagip Arifit, ai, thjesht, tallet me ndjenjat e malësorëve, të cilët bëjnë luftë mbinjerëzore për ekzistencë, në këto vise kodrinore, e sidomos gjatë stinës së dimrit, kur rrugët i mbulon bora e ndihma pushtetare është mizore.

Po nuk e lodhin fort këto premtime Nagip Arifin, i cili pesë pare nuk i jep pse i prish Kontratat, që vet, ai, i nënshkruan dhe t’i shkel marrëveshjet, si kjo e fundit mes subjekteve politike se pas zgjedhjeve të 26 tetorit, nëse e marrin shumicën do ta vendos Jonuz Musliun, kryetar të Këshillit Nacional, kryesues i një Liste krejt tjetër nga ajo e koaliconit të tij me Bashkimin Demokratik të Luginës.

Shoqëria Civile “Perspektiva” edhe njëherë e porositë Partinë Demokratike, e cila mban pushtet në Bujanoc dhe synon ta mbërthej edhe Këshillin Nacional, nëse nuk mundet ta ndryshoj gjendjen e mjerueshme të banorëve të Malësisë së Bujanocit, të paktën mos të tallet me ndjenjat e banorëve duarthatë, të lënduara jo rrallë nga regjimet e mëparshme, të cilat si ato të sodit vijnë për ta kërkuar votën e kontrabanduar, për të mbetur në pushtet, thuhet në reagimin e Shoqërisë Civile “Perspektiva”, në Bujanoc.

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *