Bujanoc: Kapet e dyshuara nga Nishi, në rolin e ndihmëses në trafikimin me njerëz!

295

hapsenje-zenaPas një pune intenzive, pjestarët e MPB nga Nishi, në bashkëveprim me Drejtorinë e Policisë në Vranjë, kanë identifikuar një qytetare nga Nishi me iniciale A.T.(29) e cila po merrej me trafikimin e qënieve njerëzore. E dyshuara është kapur në Bujanoc.
E dyshuara, mësohet të ketë trafikuar edhe njerëz nga Bregu i Fildishtë. A.T. është arrestuar me dyshimin se ka kryer vepër penale duke kaluar kufirin ilegalisht dhe trafikimin e qenieve njerëzore.
Gjithashtu dyshohet se më 3 prill të 2015-tes, si ndihmëse e automjetit “Fiat Stilo”, me tabela të Bujanocit, t’a ndohmojë pjesëmarrësin në trafikimin me njerëz i cili gjindej në automjetin “Audi”, t’i shmangen policisë, në rastë se ajo i sheh më parë.
Në “AUDI”-n, për të cilën pretendohet, Policia e Serbisë, kishte kapur 8 emigrantë nga Siria dhe 1 nga Bregu i FIldishtë.
Drejtuesit e automjetit “AUDI”, B.D. dhe N.V, janë arrestuar në muajin prill, ndërsa e dyshuara tjetër A.T. me vendim të zëvendësprokurit të Prokurorisë së Aleksincës, po mbahet për 48 orë, me akuzën se ka kryer vepër penale duke kaluar ilegalisht kufirin dhe për trafikimin e njerëzve./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *