Bujanoc: Kamberi pret në takim Ambasadorin turk Bilgiç, kërkon rindërtimin e mardhënieve të mira me TIKA-n (FOTO)

169

Ambasadori i Turqisë, i akredituar në Beograd, Tanju Bilgiç, qëndroi sot për një vizitë zyrtare në komunën e Bujanocit.

Në takim ndër të tjerash u theksua interesimi i komunës së Bujanocit  për të rindërtuar mardhëniet e mira me Agjensionin Turk për zhvillim – TIKA, duke vlerësuar se një bashkëpunim briliant dhe me rezultate konkrete kishte ekzistuar gjatë mandatit 2008 – 2012.

Kryetari Kamberi me ambasadorin turk Bilgiç diskutoi edhe për përkrahjen konkrete të cilën mund ta jap shteti i Turqisë, përkrahje kjo që do të ndikoj drejtpërdrejtë në zhvillimin e Komunës së Bujanocit.

U dakordua që raportet tona në të ardhmen të jenë edhe më të ngushta duke kërkuar gjithnjë arritje të sukseseve të përbashkëta.

Me kërkesë të Ambasadorit Bilgiç u vizitua edhe objekti i Shkollës Fillore “M. Kadriu” në Tërnoc, objekt ky i finansuar nga TIKA.

Kjo është vizita e parë e Ambasadorit të ri turk që i ka bërë Bujanocit./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *