Bujanoc: “Dituria” shënon ditën e librit, dhuron libra falas për lexuesit e vet (FOTO)

169

Në nderim të 23 prillit, “Ditës së librit”, shoqata “Dituria” nga Bujanoci, ka shpërndar libra falas për qytetarët shqiptarë të Komunës së Bujanocit.
Shoqata “Dituria”, gjatë një aksioni ka grumbulluar mbi 200 libra, ndërsa ato sot do t’i shpërndaj tek lexuesit e rinj.
Blerim Iseni, përfaqësues i shoqatës “Dituria”, ka theksuar se java e kaluar, është shpallë java e librit, ndërsa dita e sotme, përveç që simbolizon ditë e librit, kjo ditë simbolizon edhe përmbylljen e aktiviteteve tona për një javë të plotë.
“Kemi tubuar rreth 200 libra, nga të cilat disa do t’i dhurojmë falas, ndërsa të tjerat do t’i japim për lexim, lexuesve tanë” – deklaroi Iseni.
Iseni potencoi se çdo qytetar mund të regjistrohet në bibliotekën tonë e cila është e pasuruar me lloj-llojshmërinë e librave.
“Dita e lirit”, është hera e parë që po shenohet në ketë formë në Bujanoc, me një mini-panair në sheshin e qytetit./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *