Bujanoc: Bastiset shtëpia e ish drejtoreshës së shtëpisë së kulturës, Vjollca Sadiki

4781

Me kërkesë të Prokurorisë themelore në Vranjë, ditë më parë policia serbe ka bastisur shtëpinë e arsimtares, Vjollca Sadiki në fshatin Bresiq të Komunës së Bujanocit
Siç merr vesh LuginaLajm, shtëpia e ish drejtoreshës Sadiki është bastisur nën dyshimin e veprës penale të posedimit dhe mbajtjes së armëve dhe materialeve tjera eksploduese të ndaluara sipas nenit 348. alinea 1.
LuginaLajm, jozyrtarisht ka mësuar se gjatë kohës së bastisjes së shtëpisë, arsimtarja Vjollca Sadiki dhe familja e saj nuk gjindeshin në shtëpi dhe se nuk dihet epilogu i kësaj bastisjeje.
Nga ana tjetër, disa nga përfaqësuesit politik shqiptarë ketë aksion e kanë vlerësuar si fushatë friksimi në prag të zgjedhjeve lokale e parlamenatare në vend./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *