Bujanoc: Asnjë rrugë e pastruar nga bora (FOTO)

133

12494601_10153841290339634_1081013751_oReshjet e para të borës, siduket kanë gjetur të pa pregaditur pushtetin lokal të Bujanocit, me që deri tani nuk ka ndërmarr as edhe një aktivitet për pastrimin e rrugëve.
Edhe pse me shumë vonesë, bora e parë në muajin janar, ka gjetur të pa pregaditur pushtetin lokal të Bujanocit, të cilët nuk kanë ndërmarr as edhe një nismë për pastrimin e rrugëve nga bora.
Të gjitha rrugët kryesore në qytetin e Bujanocit, janë të mbuluara dhe me shumë vështërsi kalohen nga automjetete. Aq më shumë kur këto rrugë frekuentohen nga shumë kalimtarë, të cilëve iu shkakton tejmanse vështërsi.
Megjithate, NP “Direkcioni për ndërtim” muaj më parë pati kontraktuar një firmë nga Presheva për pastrimin e rrugëve nga bora. Por, ky vit do të jetë vit i zgjedhjeve lokale, dhe me shumë gjasë, orientimi i mjeteve ka ndryshuar edhe përkundër që kjo gjendje e rruëgve është kaotike./Lugina-Lajm/

12490265_10153841276679634_1004249494_o

8158_10207293903641648_8900968774842122831_n




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *