Bujanoc: Afera “doktori”

331

afera doktoriDitë më parë, nga vet anëtari i Partisë Demokratike u bë publike një aferë në të cilën me gjasë ishte e “përfshirë” struktura më e lartë e Partisë Demokratike dhe e pushtetit lokal të Bujanocit.
Nëpërmjet faqes së facebookut, anëtari i Partisë Demokratike i angazhuar për zhvillimin ekonomik lokal kishte akuzuar kolegun e partisë së tij për “kërkim parash” tek një ndërmarrës i komunës së Bujanocit, i cili ditë më parë kishte fituar një subvencion në vlerë prej 20 mijë eurove.
Duke përcjellur zhvillimet në komunën e Bujanocit, supozojm që sipërmarrësi në fjalë kishte fituar mjete në konkursin e Trupit Koordinues, mjete këto të ndara javë më parë. Gjithnjë duke u bazuar në postimin e anëtarit të PD-së dhe facebookut të tij personal, thuhet që një”doktor i afërt me strukturat më të larta të Partisë Demokratike” e kishte “këshilluar” sipërmarrsin nga Bujanoci të paraqitet tek njerëz të caktuar sepse “ata i kishin ndihmuar që t’i jipet subvencioni në fjalë”.
Se kush është “doktori” kjo tani për tani nuk dihet, e nuk dihen edhe cilat janë arsyet për të cilat statusi i facebookut i cili me vete barte akuza për korrupsion mbrenda radhëve të PD-së dhe pushtetit lokal, u largua vetëm disa orë pasi që ishte publikuar.
N.B.Keqpërdorimi i pozitave të tyre dhe tendenca që t’i dalin zot edhe punëve të cilat nuk i kanë bërë vet tanimë janë shndrruar në traditë politike të funskionereve lokal, por, paraqitja e akuzave të ndërsjella dhe më vonë largimini i të njejtave vetëm se flet për numrin e madh të njerzve të pushtetit të përfshirë në kësi e afera e edhe për funksionimin e tyre me kushtëzime ndaj njëri tjetrit.
Si duket, sa më shumë që po qëndrojn në pushtet, aq më tepër po veprojn me stilin “Nuk është marre me vjedhë. Marre është mu nxon tu vjedhë”./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *