Britania dhe Kina e miratojnë testimin në njerëz të vaksinave kundër koronavirusit

287

Grupet farmaceutike në Kinë dhe Britani kanë bërë hapa jetikë drejt zhvillimit të vaksinave dhe trajtimeve për koronavirus.

Përderisa Kina e miratoi testimin e hershëm të dy vaksinave eksperimentale, kompania britanike, AstraZeneca, i konfirmoi planet për fillimin e testimit global të njërës prej ilaçeve të saj, që mund të jetë trajtim i mundshëm kundër koronavirusit.

Vaksinat eksperimentale të Kinës janë duke u zhvilluar nga kompania Sinovac Botech dhe nga Instituti i Vuhanit për Prodhime Biologjike, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

Në mars, autoritetet ia kanë dhënë dritën e gjelbër edhe një testi tjetër klinik një vaksine të mundshme, të zhvilluar nga Akademia Ushtarake e Shkencave Mjekësore.

Më parë, edhe kompania amerikane, Moderna, ka njoftuar se e ka filluar testimin në njerëz të vaksinës së saj në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara.

Në Britani, kompania AstaZeneca tha se është do ta testojë substancën Calquence, e cila tash për tash përdoret për trajtimin e disa llojeve të leukemisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *