Brenda 24 orëve të fundit, në Bujanoc, regjistrohen edhe shtatë raste pozitive me koronavirus
Gjatë 24 orëve të fundit, në Bujanoc, janë regjistruar edhe 7 raste të reja pozitive me COVID-19.
Sipas raportit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, gjatë së hënës, janë kryer 28 teste antigjen, ku 7 prej tyre kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, derisa janë zhvilluar edhe 2 teste PCR.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë zhvillua149 kontrolle, prej të cilave 14 ishin fëmijë.
Vlenë të përmendet, se ky muaj (mars 2021), është ndër muajtë me numrin më të madh të të infektruarve me koronavirus në Bujanoc, ku deri më tani janë regjistruar 271 raste të reja me koronavirus.
Tashmë, Bujanoci ka regjistruar 1167 raste me koronavirus, që nga shpërthimi i pandemisë, derisa vetëm gjatë muajit mars, janë regjistruar 271 raste me COVID-19./LUGINALAJM/