Brenda 24 orëve, regjistrohen edhe katër raste të reja me koronavirus në Bujanoc

Gjatë 24 orëve të fundit në Bujanoc, janë regjistruar edhe 4 raste pozitive më koronavirus në Bujanoc.

Sipas raportit të fundit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, në 24 orët e fundit, janë kryer 24 teste antigjen, ku 4 pacientë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, derisa janë zhvilluar edhe 6 teste PCR.

Gjithashtu, sipas të të njejtit raport, të enjten e 18 shkurtit, në Bujanoc, janë kryer 76 kontrolle mjekësore, prej të cilave 6 kanë qenë fëmijë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në Bujanoc, janë regjistruar 843 raste me koronavirus, derisa vetëm gjatë muajit shkurt janë evidentuar 69 pacientë me COVID-19./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *