Bosligard: 48 vjeçari vdes nga i ftohti?!

224

Në fshatin Jareshnik të Bosiligradit, mëngjesin e së martes, është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli 48 vjeçar, njofton Policia e Vranjës.

Sipas të dhënave të policisë, rasti është i paraqitur në Drejtorinë e Policisë në Vranjës, gjatë ditës së marte.

Gjithashtu, për ketë rast është njoftuar edhe Prokuroria e Lartë e Vranjës, ndërsa mjeku i shtëpisë së shëndetit të Vranjës, ka konstatuar se vdekja nuk ka qenë e dhunshme.

Trupi i mashkullit të vdekur, është gjetur në dëborë, ndërsa dëshmitarët okular pohojnë se vdekja ka ardhë nga i ftohti i madh që po mbretëron në vend.

Sipas bashkëfshatarëve të të ndjerit, 48 vjeçari nuk ka qenë i martuar dhe ka jetuar i vetëm në shtëpi./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *