Bolton vazhdon të mbështes idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë – Serbi: E pranueshme nëse nuk ka ndikim në vendet e rajonit

418

Ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, John Bolton deklaroi se Beogradi dhe Prishtina mund të jenë larg zgjidhjes së mosmarrëveshjes së tyre, përcjell rtvpresheva.com

Në një intervistë ekskluzive për H1 Sarajevo botuar sot, Bolton tha se një marrëveshje e mundshme midis Beogradit dhe Prishtinës për shkëmbimin e territoreve nuk duhet të ketë ndikim në situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ai gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara ndoshta do të mbështesin marrëveshjen për shkëmbimin e territorit nëse Serbia dhe Prishtina binë dakord dhe kështu zgjidhin çështjet e pazgjidhura, por që duhet të thuhet qartë se marrëveshja e tyre dypalëshe nuk ka ndikim në vendet e rajonit.

“Sa i përket Serbisë dhe Kosovës, nëse ata bien dakord për shkëmbimin e territorit, në pjesën e negociatave që zgjidhin të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe të cilat do të çonin në marrëdhënie ekonomike, diplomatike dhe të ngjashme, unë mendoj se me siguri do ta mbështesim atë nga jashtë. Por, “Vendet e tjera të rajonit, veçanërisht Bosnja, unë mendoj se duhet ta sqarojmë se zgjidhjet bilaterale midis Serbisë dhe Kosovës nuk kanë asnjë efekt në Bosnje, Shqipëri, Rumani, Bullgari apo këdo tjetër”, tha Bolton.

Në një intervistë për H1, Bolton tha se ishte i shqetësuar për mungesën e angazhimit amerikan në rajonin e Ballkanit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *