Boksieri tërnocas Shefat Isufi fiton meçin në Beograd

1288

Boksieri nga Tërnoci i Luginës së Preshevës, Shefat Isufi ka fituar në raundin e dytë në ndeshjen e 37-të në karrierë.

Isufi fitoi përballë boksierit kubanez, Ericles Torres Marin.

Kjo ishte fitorja e 31-të në karrirë për Isufin dhe ndeshja e parë në Serbi.

Edhe në intervistën e fundit para ndeshjes, për emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim, Shefat Isufi tha:

“Kemi punuar shumë për këtë ndeshje dhe nuk dua të dalim humbës, të paktën në Beograd”, deklaroi Shefat Isufi, boksieri 31 vjeçar, nga Tërnoci i Madh, që jeton dhe stërvitet në Mynih të Gjermanisë.

Ndeshja e Shefat Isufit u transmetua drejtpërdrejtë në TV Klan Kosova.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *