Boksieri Shefat Isufi më 13 prill në Wembley, sfidon Billy Joe Saunders të vlefshëm për titullin botëror të WBO-së

262

Nëpërmjet një shkrimi në facebook, kampioni europian i boksit në kategorinë WBO, Shefat Isufi, ka bërë të ditur se me 13 prill, do të luftojë për titullin WBO botëror, kundër  Billy Joe Saunders.

“Sot desha që un personalisht ta bëj publike që me datën 13.04.2019 do të ndeshem për Titullin Botëror ku njëherit po më realizohet ëndrra ime e madhe..Unë do të jap maximumin për ta fitu këtë ndeshje dhe amanetin t’a qoj n’vend” – ka shkruar Isufi në facebook.

Meçi për titullin botëror ndërmjet boksierit tërnocas Shefat Isufi dhe atij anglez Billy Joe Saunders, do të zhvillohet në Webley në Londër.

Megjithate, ky meç i Isufi, nga shumëkush konsiderohet si më i vlefshmi në karrierën e tij, pasi që, tërnocasi po lufton për titullin botëror të WBO-së dhe mund t’i hapen rrugët drejt kategorive tjera./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *