Blloku mbledh nënshkrime për mbajtjen e seancës

185

Partitë e Bllokut LDK AAK nisma dhe VV do t’i drejtohet kryesues së Kuvendit Flora Brovina me nënshkrime për mbajtje të seancës.

Kështu tha kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit që patën në zyrat e LDK-së në Kuvend. Ai tha se nuk ka ndryshim sa i përket qëndrimeve të tyre dhe se zgjidhja është në seancën e Kuvendit.

Blloku VLAN kërkoi thirrjen e seancës konstituive nga kryesuesja të Kuvendit Flora Brovina. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se kërkesën me shkrim për Brovinën, partitë e Bllokut e bëjnë duke pasur parasysh që ajo ka të drejtë ta thërras seancën, ndërsa PDK-ja e ka të drejtën e kandidimit të kryeparlamentarit. Por sa i përket votës, ai tha se qëndrimi i Bllokut është i qartë.

“Ne e kemi përcaktimin tonë për votë, për kryeparlamentarin, nuk ka ndryshim. Kemi kërkuar pra që të mbahet seanca në afatin më të shpejtë kohor”, tha ai.

Haradinaj tha se nuk ka ridizajnim të marrëveshjes mes partive të Bllokut dhe as heqje dorë nga posti i kryeministrit nga ana e tij.

“Ekziston një kërkesë politike e shumicës në Kuveidn e Kosovës për zotin Thaçi të lëshojë rrugë për ndërtimin e institucioneve. Kjo është oferta jonë politike, oferta jonë i ka paraparë edhe përgjegjësitë për disa prej nesh dhe qëndrojmë në atë ofertë. Pra nuk ka as lëkundje, as diskutim, as dilemë dhe nuk e shohim si pyetje për t’i dhënë përgjigje”, tha ai.

Kreu i AAK-së Haradinaj tha se marrëveshja për krijimin e institucioneve është arritur pas zgjedhjeve nga partitë e Bllokut dhe se ndonjë marrëveshje tjetër, sipas tij do të ishte vetëm për t’i kënaqur apetitet e dikujt që nuk e ka kuptuar se nuk e ka shumicën.

Ndërkohë nënkryetari i PDK-së Adem Grabovci në një diskutim me gazetarë është shprehur optimist se do të arrihet një marrëveshje për tejkalimin e kësaj situate. Ai theksoi se çdo përjashtim i PDK-së në krijimin e institucioneve është kundër Kushtetutës./RTK/ – /LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *