“Bletat nuk njohin kufinj”, është panairi i bletarëve që do të mbahet më 13 mars në Bujanoc

Komuna e Bujanocit në bashkëpunim me shoqatat e bletarëve ”Polen 2012”, ”Apicula” dhe ”Nektar 2022” organizojnë panairin e gjashtë ndërkombëtar të bletarëve ”Bletat nuk njohin kufinj”.
Panairi do të mbahet më 13.03.2022, ditë e diel, me fillim prej orës 10.00 në Qendrën Sportive ”Rinia” në Bujanoc.
Pjesëmarrjen në këtë panair e kanë konfirmuar rreth 50 bletarë nga Serbia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bulgaria./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *