Biznesmeni malazias Djordje Paviçeviq jep 2 milionë euro për katastrofën në Shqipëri

297

Presidenti i klubit basketbollistik Mornar nga Tivari i Malit të Zi, Djordje Paviçeviq, thuhet se ka dhuruar një shifër të majme për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Lëkundjet e tokës në Durrës dhe rrethinë kanë shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale. Deri më tani raportohet se janë 47 persona të vdekur dhe mbi 650 të lënduar.

Pas kësaj katastrofe vendet fqinje kanë dhuruar ndihma të mëdha.

Nga Mali i Zi raportohet se ka ardhur një donacion i madh prej biznesmenit, Djordje Paviceviq.

Në faqen e Instagramit “Basketboll pa Kufij”, kanë dalur informacione se njeriu i parë i klubit të basketbollit Mornar ka vendosur të dhurojë dy milionë euro për të ndihmuar Republikën e Shqipërisë.

Paviçeviç njihet si filantrop i madh dhe humanist. Muajin e kaluar ai ka ndërtuar një terren sportiv për fëmijë në qytetin e Tivarit në Mal të Zi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *