BIVODA jep donacion ujë mineral klinikave Covid dhe të prekurve nga koronavirusi në disa qytete të Serbisë

Fabrika për prodhimin e ujit mineral dhe pijeve freskuese joalkoolike, “BIVODA” nga Bujanovac, ka dhuruar donacion ujë mineral jo të gazuar BiAQUA në paketim 1.5 litra pacientëve dhe punëtorëve të e kujdesit shëndetësor.

Ky donacion përfshin spitalet dhe klinikat Covid në Bujanoc, Vranjë, Surdulicë, Leskoc, Nish, Knjazhevc dhe Zajeçar.

Qëllimi i këtij donacioni është të mbështesë dhe të ndihmojë një pjesë të Sistemit Shëndetësor, kryesisht në jug të Serbisë, në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë të pandemisë së koronavirust.

Kompania BIVODA Bujanoc, si një kompani me përgjegjësi shoqërore, ka shpreh edhe njëherë solidaritetin me komunitetin, si dhe mbështetje dhe mirënjohje të veçantë për të gjithë mjekët dhe punonjësit shëndetësorë për ruajtjen e jetës dhe shëndetit të shoqërisë sonë në tërësi.

“Ne jemi të bindur se ky donacion do të thotë më shumë shanse për të shpëtuar jetën e njerëzve, më shumë stabilitet për sistemin tonë shëndetësor dhe mbështetje për punonjësit shëndetësorë” – thuhet mdër të tjera nga Kompania e prodhimit të ujit mineral dhe pijeve joalkoolike./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.