BIPMB të hënën organizon program humanitar me përmbajtje fetare në Bujanoc

293

Njoftohen të gjithë besimtarët dhe besimtaret se të Hënën më 04.06.2018 me fillim nga ora 13:15 mbahet programi humanitar me përmbajtje fetare për të ndihmuar nevojtarët. Programi mbahet në sallën e madhe të shtëpisë së kultures. Çmimi për hyrje është aq sa keni mundësi të dhuroni,motoja e jonë është “kënaq të madhin Zot duke ndihmuar atë që ka nevojë, të buzëqeshin edhe ata me ne, jemi pjestarë të njëjtës botë dhe rob i të vetmit Zot”. Organizator SH.M. “Sezai Surroi” në bashpunim me Bashkësinë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ligjërues Nexhmedin Ademi, Ilahi nga Nderim Alimi, ndërsa Kur’an nga Muhamed Ademi dhe Pjesa tjetër e programit e përgaditur nga nxënësit e Shkollës tonë. magjistër i sociologjisë nga Maqedonia dhe student në Turqi




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *