Bilansi i sotëm nga aksidentet: “1 i vdekur, 35 të lënduar”

218

Nga kasidentet e shumta që kanë ndodhur sot në Prishtinë, 35 persona kanë mbetur të lënduar dhe tashmë një person ka humbur jetën, njofton RTK.

Aksidentet kanë ndodhur në katër lokacione të ndryshme, ku në mesin e të aksidentuarve një person deri më tani sipas drejtorit të emergjencës Basri Lenjani, ka vdekur, shkruan RTK, transmeton LuginaLajm/.
“22 të lënduar kanë mbetur nga aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë. 8 të tjerë në magjistralen Podujevë – Prishtinë. Katër të tjerë në lagjen ‘Breg i Diellit’ dhe një i lënduar rëndë është transferuar nga spitali i Gjakovës”, tha Lenjani në një konferencë për media në QKUK./LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *