Bie numri i nxënënsve shqipëtar në Luginën e Preshevës, 10 paralele më pak!

185

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, sot ka mbajtur mbledhje të përbashkët  me  drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës rreth përgatitjeve për fillimin e vitit shkollor 2014/15, teksteve shkollore pa pagesë etj.

Në mbledhje u theksua se të gjitha shkollat janë të gatshme që me 1 shtator të fillojnë procesin edukativo-arsimor, sa i përket përgatitjeve shkollore nga drejtoritë përkatëse. Megjithatë, ka edhe më tej probleme sa i përket teksteve shkollore falas për klasët e ulëta në shkollat fillore me mësim në gjuhën shqipe, po aq sa edhe zhvillimi i mësimit kabinetik. Në mbledhje u ngritën shqetësimet për rënien e numrit të nxënësve si në shkollat fillore ashtu edhe në të mesme. Sipas të dhënave të Këshillit Kombëtar Shqiptar për numrin e nxënësve dhe paraleleve në nivel të Luginës së Preshevës për vitin shkollor 2013/2014 është -10 paralele, – 428 nxënës apo afër – 4% më pak në krahasim me vitin shkollor paraprak. Gjithashtu, sipas Këshillit Kombëtar Shqiptar edhe pse janë siguruar një numër i madh i teksteve shkollore në gjuhën shqipe për shkollat fillore, është shqetësues fakti që për afër 140 lëndë që mësohen në shkollat e mesme, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, pothuajse asnjë tekst shkollor nuk ka lejen përkatëse për përdorim nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, për më tepër nevojiten mbi 41.000 tekste shkollore për nxënësit në tërësi për shkollat e mesme.

Vlenë të theksohet se Këshilli Kombëtar Shqiptar është në vazhdimësi duke u përpjekur fuqishëm për të siguruar përfundimisht të gjitha tekstet shkollore, edhe për shkollat e mesme, si e drejtë e siguruar me ligje dhe konventa ndërkombëtare, sepse metodat e diktimit janë të tejkaluara dhe i takojnë shekujve të kaluar.

Bujanoc, 27.08. 2014

Shërbimi për informim i KKSH-së

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *