Bici Commerc: Demantë ndaj reagimit të Administratës Komunale të Bujanocit të lansuar në lajmet e RTV Bujanoci me datën 25.03.2016

443
?

?

Jashtë dëshirës dhe vullnetit tonë, por të detyruar dhe të nxiture për hirë të se vërtetës po i drejtohemi opinionit të Luginës së Preshevës që mos të hamendet me dezinformatat dhe gënjeshtrat e rrallës që po i lanson Nagip Arifi, e njëherit që po mshifet dhe po i keqëpërdor disa poltrona të administratës komunale dhe në emër të të njejtës…..

Të nderuar qytetarë të Bujanocit por edhe më gjerë, pikësëpari unë me vëllezrit e mi jemi pronar të kompanis BICI e jo vetëm ‘’drejtor momental’’…

Është e vërtet se isha në një periudh kohore edhe kryeshef i drejtoratit për Urbanizëm, pikrish po në atë kohë kur edhe është paisur kompania Bici me leje të ndërtimit për kompleksin afaristo banesor, por mos harroni se në atë kohë kryetarë i komunës  ka qenë edhe vetë Nagip Arifi…, pra pse i njejti nuk reagoj në lidhje me lejen e ndërtimit që e pregaditi dhe lëshoj shërbimi pranë drejtoratit për urbanizëm, po që se e njejta ka qenë e kundërligjshme dhe diskriminuese për qytetarët.

12910841_1166137710084728_611538183_nKu ishin organet tjera republikane që nuk reaguan në lidhje me atë leje të ‘’pa ligjshme’’,  pse administrata komunale me në krye Nagip Arifin prapë, me shumë neglizhencë, vështirsi të njejtën leje të ndërtimit e aprovuan dhe e adaptuan me kushtet e reja, e e gjitha në bazë të ligjeve ekzistuese…, e sa për paligjshmërit e mija si kryeshef i drejtoratit të urbanizmit fletë vetë fakti që skam pasurë asnjë padi apo kallzim penal, që asnje leje e ndërtimit nuk më është anuluar dhe asnjë vërejtje nuk kam pasur nga isnpektoratet e ndryshme republikane, por shum mirë e dini sot me çfarë probleme miren edhe inspektorët e policisë e jo vetëm ata të urbanizmit dhe ndërtimit me mallverzimet dhe parregullsit që i bënë kryeshefi i tanishëm i urbanizmit e të gjitha me urdhërat tuaja….

Për çfarë diskriminimi flet Nagip Arifi lidhur me trafon elektrike kur e dinë se e njejta trafo gjindet në parcelen tonë, ku nga elektrodistribucioni kemi kërku dislokimin e të njejtës, por pikrisht për hir të qytetarëve të kësaj lagje që furnizohen me rrymë elektrike e për të mos mbeten pa të në një periudhë kohore kemi pranu të dëmtohemi  me atë sipërfaqe të tokës, e nga elektrodistibucioni na është ofruar opcioni dhe kushtet të cilat edhe i kemi aplikuar…

Është e vërtetë se nga viti 2002 e deri në 2005 në pronën në fjalë edhe tokën në fjalë-parkingjet aktual i kemi pasë me qira, por në vitin 2005 e kemi blerë dhe paguar me parat e fituara me gjersën tonë e jo me paratë e tatimpaguesve për manipulime të ndryshme siç bën ky pushtet i sotshëm….

Të nderuarë bashkëqytetarë.

Shumica prej neshë e kemi shfrytëzu edhe parkingun mbrapa objektit të komunës  por, para disa kohrave komuna ka vendos rampë në atë pjesë të pronës së vetë!!!!!, edhe në pronën e  Nish-Ekspresit taksistat ende po e përdorin por, ata jonë pronar dhe kur të dojnë i largoj prej aty, vallë a do t’ja mernin edhe atyre tokën apo pse janë serbë nuk guxoni ti bani dëmë…

Skandali i administratës komunale, pikrishtë Ndërmarjes Publike Drejtoria për ndërtim ka qënë kur në parcelen tonë i ka detyru të paguajnë qira kamionxhinjët që shitëshin perime…., tash pe shohim se paskem gabuar që se kemi paditë këtë ndërmarje publike për shkelje të ligjit, gjithëashtu qenka dashten ta detyrojm administraten komunale me kohë që ta asfaltoj 20 metra gjatësi të rrugës  për nevojat e banorëve të lagjës ku gjindemi, e që administrata komunale këtë pronë-rrugë ja lenë në përdorim Nis Petrollit!!!.

Pyesim Nagip Arifin se, a ne qytetarët-ndërmarjet private që paguajm taks për rregullimin e tokës ndërtimore duhet ti sigurojm rrugë nëpër pronat tona bashkëqytetarëve tanë apo administrata komunale?????

Nagip Arifi fletë për përpjekjet e tijë dhe administratës komunale lidhurë me ekspropijimin-grabitjen e pronës sonë!!!!

 

I nderuar kryetarë, vlerën e pronës tonë ne e caktojm, por me çmimin e tregut prej 2.000-3.000dinarëve  për të cilin po flisni JU-urdhëro merja pronën vëllezërve dhe simpatizuesve tuaj….

Mbi gjitha, ne nuk kemi tokë për shitje, ajo tokë neve na nevojitet për funksionimin e biznesit dhe për objektin tonë afaristo banesorë. Pjesën prej 24m2 që me të vërtetë ju nevoitet për rreth rrotullimin, ne edhe ja kemi dhën pëlqimin e jo të tërën prej  550m2 të parcelës për ‘’PILARNICAT’’ e tua….

Jeni kryetarë i komunës e mos u merrni me fjalë të rrugës dhe kafiterive se Bici po e kërkon AT-Homin për parcelen në fjalë, dhe mos e shpik dezinformata të tilla.

Mos e gënje popullatën se çka është e planifikuar në parcelën në fjalë në bazë të planeve në fuqi, po që se nuk e dini, kërkoje dokumentin me nr.353-47 të datës 30.10.2015 i lëshuar nga vetë administrata komunale, pikrishtë nga drejtorati për urbanizëm, ku në bazë po të njejtit akt-INFORMATË MBI LOKACIONIN, në  parcelën në fjalë është dedikimi citoj: ‘’Ngastra katastrale nr.1496/8, 1495/8 dhe 1495/7 KK Bujanoc, gjindet në tërsinë TC5 të Planit të rregullimit gjeneral të Bujanocit (‘’gazeta zyrtare e Komunës së Bujanocit’’ nr.3/2013), në zonën ku është dominuese funksioni i veprimtarive komerciale dhe afariste’’…. , apo e keni pas fjalën për projektin e rreth rrotullimit ku e keni paraparë rrugën për  PILARNICAT tuaja???

Gënjeshtra e rradhës lansohet në popull nga Ju Nagip Arifi se po e ndihmoni biznesin privat të komunës së Bujanocit, e pikrishtë ndërmarjen Bici Commerce e keni ndihmuar me subvencionë prej 300 milion dinarëve!!!!! Nuk mund ta besoj se si ka mundur ta përballoj këtë gënjeshtër edhe elektorati Yt më i besushëm, kur e dinë se buxheti i komunës ka qenë diku 900 milion dinarë, çka doni të thoni se me 1/3 e buxhetit komunal e keni subvensionu ndërmarjen Bici!!!!! Të nderuarë bashkëqytetarë, ndërmarja jonë dhe ndërmarjet tjera që kemi përfitu mjete për subvensione, ato mjete na ka ndarë Qeveria e Sërbisë përmes Trupit Kordinues e JO Komuna e Nagip Arifit… kurse Ju i keni përdorë dhe po i përdorni për marketingje tuaja politik dhe për paraqitje televizive, vetëm e vetëm Ju lutemi mos e dezinformoni, mashtroni dhe mos e gënjeni popullatën e këtueshme.

Ne për të gjitha kto kemi  fakte dhe argumente, prona është e pa cenueshme e mbrojtur edhe me ligje të Serbis e ndërkombtare, e mosë të flasim për ne shqipëtarët se sa e vlevshme është çdo pëllumbë toke. Çdo kushë që e përkrah këtë vepër mizore, të pamoralshme dhe në mënyr kriminale të grabitjes së tokës, jeni pjesmarës dhe ndihmues të një krimi anti njerzorë dhe anti civilizues.

Jemi të gatshëm dhe njiherit kërkojm publikish nga Nagip Arifi duel televizivë që ti argumentojmë me fakte të gjitha kto që po i themi, dhe po që se keni fakte e argumente të kundërta për gënjeshtrat dhe shpifjet tua të lartëcekura mos u frigoni, le ta dëgjoj populli të vërtetën…..

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *