Besnik Lugine! Gjimshiti meriton shiritin e kapitenit, te Shqipëria është një historie KRENARIE

456

Berat Gjimshiti, ose siç mund ta quajmë ndryshe edhe besniku i Luginës. Me origjinën e tij nga Bujanoci, ky lojtar ulërin për bashkimin e shqiptarëve dhe për ngjyrat kuq e zi.

Sa shumë i dha Shqipërisë ky lojtar, në momentin kur Kombëtarja arriti në Europianin e Francës. Por asokohe De Biazi do të merrte vendimin e pazakontë, për ta lënë në shtëpi këtë lojtar, ashtu si edhe tre lojtarët e tjerë. Vetëm Gjimshiti do të ishte ai që nuk do t’i largohej Shqipërisë, duke e kaluar mërzitjen dhe pikëllimin në vetvete, pa bërë asnjë shfryrje në media.

Edhe me ardhjen e Panuçit, shumë herë mbrojtësi i Atalantës i ka parë takimet nga stoli. Kokëulur, ky futbollist priste ardhjen e shansit për të veshur fanellën e për të hyrë në fushë. Tashmë jeta po i jep frytet e saj, për gjithë durimin e treguar. Te Atalanta ky lojtar është një titullar i padiskutueshëm, ndërsa i tillë pritet edhe me Shqipërinë. Por duke parë gjithë historinë dhe besnikërinë e treguar, ndoshta Gjimshiti meriton edhe shiritin e kapitenit në krahë. /Shqiperia.ch/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon