Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për ndeshjet miqësore të muajit qershor – aty është edhe tërnocasi Bashkim Ajdini
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor.
Në listë janë edhe disa emra të rinj, të cilët për herë të parë do ta veshin fanellën e Kombëtares dardane. Aty është edhe tërnocasi Bashkim Ajdini i cili për herë të parë do të vesh fanellën e përfaqësueses së Kosovës.
Dardanët, fillimisht do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 1 qershor kundër San Marinos, derisa më 4 qershor do të përballen me Maltën në Klagenfurt të Austrisë. Stërvitja e parë është paraparë për të premten (më 28 maj) në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00.
Lista e plotë e lojtarëve të ftuar: