Bërnabiq: Vuçiq duhet të shkojë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, të përballet me hipokrizinë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq deklaroi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk ka marrë ende një vendim për të shkuar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.

Bërnabiç tha se është e rëndësishme që të shkohet në samit, sepse sipas saj, atje askush nuk ka kredibilitet dhe se nuk mund të përballet me hipokrizinë si Vuçiq, shkruan Euronews Serbia.

“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiq”, tjheksoi kryeministrja dhe shtoi se shpesh pyet veten se si një person ka tolerancë dhe qëndrueshmëri si Aleksandër Vuçiq.

“Në atë mënyrë ka luftuar dhe ka fituar disa gjëra për Serbinë dhe serbët në Kosovë”, sipas saj.

Disa ditë më parë, Vuçiq u shpreh se askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor për shkak të reagimit që ai e cilësoi “të turpshëm” të BE-së për emërimin e Nenad Rashiqit si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Ai shtoi se serbët në veri të Kosovës nuk do ta vuajnë më terrorin e kryeministrit Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *