Berisha i kthen goditjen Thaçit: E shpall tradhëtar të kombit, bashkë me Baton Haxhiun dhe Edi Ramën (FOTO)

251

Ish kryeministri dhe ish presidenti i Republikës së Shqipërisë, aktualisht në opozitë, Sali Berisha ka bërë një postim me gjuhë denigruese në profilin e tij në Facebook.

Ai e ka përcjellur postimin me një fotografi ku shihet z.Hashim Thaçi në rolin kryesor, z.Edi Rama dhe z.Baton Haxhiu më tej nën mbishkrimin “Tradhtart e kombit”, shkruan Periskopi.

Berisha e ka denoncuar e madje edhe kriminalizuar takimin e sotëm të mbajtur në Tiranë, për të cilin beson se u bë pas humbjes së madhe që pësuan në Samitin e Berlinit.

Z.Berisha i referohet presidentit të Kosovës si “argat i Beogradit” ndërsa gazetarit Baton Haxhiu i referohet si “Baton Stanishiqi”.

Më herët, presidenti Thaçi e kishte quajtur Berishën si ‘argat të Millosheviqit’ dhe i cili në fakt duhej të merrte trajtim prej ndonjë psikologu.

Lexoni shkrimin e plotë duke klikuar këtu:

Takohen ne Tirane Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiq!

Miq, Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiqi te damkosur dhe denatyruar perfundimisht nga Samiti i Berlinit, u takuan sot ne Tirane.
Ky takim kishte vetem nje qellim, te mbanin fort ne duart e tyre te zeza flamurin e Serbise se Madhe pasi projekti i tyre antikombetar antishqiptar u varros ne Samitin e Berlinit dhe ata te shperfytyruar u paraqiten ne nje rast unik ne historine e samiteve si tregtare te tokave te tyre.

Pas ketij deshtimi, Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi, fytyre nxire kalojne nga ekrani ne ekran duke i shnderruar ato ne shpiftore duke besuar se me gjuhen e halabakeve ordinere, shpifesve vulgar, banditeve apatride mund te mbulojne aktin e tyre ne Samitin e Berlinit, me te cilin ne funksion krijimit te Serbise se Madhe “zgjeronin” Kosoven duke e coptuar ate.

Ne takimin e sotem, keta apatride pengje te te shkuares se tyre kriminale antikombetare, diskutuan gjeresisht se si te bindin patronin e tyre Vuçiç te mos terhiqet mga projekti i Serbise se Madhe dhe per perpjekjet e tyre te reja qe duhet te bejne per te perdorur edhe me tej idene e ”zgjerimit “te Kosoves dhe “bashkimit” te saj me Shqiperine duke e coptuar ate dhe zhdukur shtetin e saj ne funksion te serbomadhise.

Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe keto perpjekje antikombetare destabilizuese dhe luftenxitese te Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishqit dhe i paralajmeroj ata se koshi i plehrave te historise do te jete banesa e turpit e tyre! sb




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *