Beogradi: Franca e ka detyrë të na dorëzojë Haradinajn, i kemi 30 dëshmitarë kundër tij

319

serbia_1484307640-2855703Ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviq, pas mbledhjes urgjente të Qeverisë në Beograd, për rastin Haradinaj, ka deklaruar se Franca e ka për detyrë t’ia dorëzojë Serbisë kreun e AAK’së.

Kuburoviq ka thënë se Serbia ka pasur 40 ditë afat për dorëzimin e kërkesës për ekstradimin e Haradinajt, transmeton Gazeta Express.

“Brenda afatit 5 ditësh e kemi dorëzuar kërkesën për ekstradim dhe të gjitha dëshmitë në mënyrë që organet franceze të gjyqësisë do të mund të vepronin, ndërkohë që e kemi dorëzuar edhe materialin plotësues për ekstradim pikërisht në momentin kur është vendosur që ai të lirohet” ka thënë Kuburoviq.

Ajo ka thënë se Serbia nuk heq dorë nga kërkesa për ekstradim./GazetaExpress/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *