Të shtëna armësh në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit, ku një nxënës qëlloi mbi nxënësit dhe sigurimin e shkollës.
Siç konfirmohet për portalin N1 nga MPB, nxënësi është arrestuar. Të paktën një person ka humbur jetën, sipas informacioneve jozyrtare. Bëhet fjalë për një roje sigurie, raporton gazetari N1. Mësuesja ndodhet në gjendje të rëndë. Pesë fëmijë në Tirsova.
Një fëmijë me lëndim në kokë ndodhet në sallën e operacionit, ndërsa dy fëmijë janë sjellë me plagë nga arma e zjarrit, i kanë deklaruar televizionet N1 në Tirsova. Të lënduarit, mes të cilëve edhe disa, jeta e të cilëve është në rrezik, janë dërguar në Qendrën Emergjente.
Një i mitur ka hyrë në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm dhe ka filluar të qëllojë me armë bashkëmoshatarët.
Në vendngjarje ndodhen dhjetë autoambulanca dhe policia. Aty janë edhe ministrja e Shëndetësisë Danica Grujiçiq dhe ministri i Arsimit Branko Ruzhiq. Një numër i madh i prindërve të mbledhur nuk mund të arrijnë tek fëmijët. Siç raporton mediat zona për-rreth shkollës është e bllokuar pas të shtënave me armë. Policia po tenton të largojë prindërit nga vendi i ngjarjes. Prindërit jashtë shkollës thonë se nuk u është thënë asgjë zyrtarisht./LUGINALAJM/