Beograd: Trupi Koordinues ndan 251 mln dinarë subvencione për tre komunat e Luginës së Preshevës (Video)

250

Nimageë Beograd u zhvillua mbledhja e kryesisë së Trupit Koordinues ku morrën pjesë, Zoran Stankoviq-kryetar i Trupit Koordinues, Shaip Kamberi-kryetar i komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shqiprim Arifi-kryetar i komunës së Preshevës, Nenad Arsiq-kryetar i komunës së Medvegjës, Fatmir Hasani-deputet popullor nga rradhët e PVD-së dhe Nenad Mitroviq-deputet nga PPS (SNS).
Pas takimit, në prononcimin për gazetarë, kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, deklaroi se gjatë vitit të kaluar planifikimi i buxhetit është realizuar 95%, që do të thotë se me sukses është implementuar.
“Për vitin 2017-të, subvencionimi për tre komunat do të jetë 251 milionë dinarë, duke përfshi edhe bursat për nxënësit e shkollave të mesme nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja” – deklaroi Stankoviq.
Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit deklaroi se komunat e Bujanocit dhe Preshevës 100% kanë realizuar mjetet e ndara për investime nga Trupi Koordinues, njëherit jemi të knaqur edhe me ndarjen e subvencionimive për bizneset private.
“Ajo që është e rëndësishme se buxheti i këtij viti është rritur, mirëpo nevojitet një kujdes i veçantë dhe një rritje edhe më e madhe e buxhetit për tre komunat, ku papunësia ka arritur mbi 60%” – tha Kamberi.
Nga ana tjetër Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës, deklaroi se: “Përkundër që kemi realizuar planifikimin e buxhetit nga Trupi Koordinues, nuk mjafton që të zgjidhen problemet tona” – tha Arifi.
Mbledhja e kryesisë së Trupit Koordinues, vazhdoi me ndarjen e buxhetit për secilën vetqeverisje lokale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *