Beograd: Shaip Kamberi paraqet problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës para ambasadorëve ‘miqt e jugut’

250

Në selinë e Ambasadës së Britanisë së madhe në Beograd, Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka referuar për situatën aktuale politike në Luginë të Preshevës dhe kërkesat e shqiptarëve drejtuar autoriteteve në Beograd që, përkundër premtimeve nga niveli më i naltë shtetërorë, nuk po fillojnë të realizohen, përcjell Lugina-Lajm.

Përfaqësimi në institucionet publike, cështjet e arsimit dhe njohja e diplomave, eliminimi i pengesaave në privatizim l, ishin disa nga temat, për të cilat Kamberi kërkoi të gjendet zgjidhje. Prezenca e vazhdueshme e Bashkësisë ndërkombëtare në Luginë të Preshevës, nga Kamberi u cilësua si nevoja më elementare për ta ndikuar qeverinë në Beograd që të nisë gjetjen e zgjidhjeve për këto tema. Në takimin e sotëm, vec nikoqiririt, Ambasadorit Denis Keef ishin present edhe ambasadori i SHBA, Norvegjisë, Belgjikës, Holandës, shefi i misonit të OSCE, ishin present edhe përfaqësues nga Ambasada Gjermanisë, zvicerane, turke, italiane dhe disa ambasada tjera. Baza e kërkesave të shqiptarëve, potencoi me ktë rast Kamberi, është Plani 7 pikësh, realizimi i të cilit sjell stabilitet politik dhe ekonomik në rajonin e varfëruar. Në takim, vec kryetarit të Medvegjës ishte edhe kryetari i organit të përkohshëm në Preshevë, Shqipërim Arifi./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *