Beogard: Policët rrahen në mes vete, njëri përfundon me lëndime të rënda, dy të tjerë në prokurori

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Parë Themelore Publike në Beograd, kanë urdhëruar ndalimin e policëve DS (1979) dhe MR (1975) nën dyshimin se i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore një polici tjetër, 44-vjeçar.

Siç është bërë e ditur, dyshohet se dje në një kafene në Vraçar, pas një konflikti verbal, ka ndodhur një përleshje mes D. S., M. R. dhe një pjesëtari dyzet e katër vjeçar të MPB-së, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore, shkruan N1, transmeton LUGINALAJM.

Po ashtu, po merren të gjitha masat për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të pjesëmarrësve në përleshje, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në njoftim, thuhet se të dyshuarit së bashku me kallëzimin penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.