Belgzim Kamberi: Vuçiqi me tri fytyra

276

1525656_10152508984758428_4020435514278255164_nNë një intervistë ekskluzive për të përditshmen kosovare “Zeri”, kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, Belgzim Kamberi, ka theksuar se, Serbia e kryeministrit Aleksandër Vuçiq po shfaqet bashkëpunuese jashtë, shtypëse brenda dhe hegjemoniste në fqinjësi. Demokratizimi në përgjithësi, si dhe të drejtat e njeriut, të drejtat e minoriteteve, liria e mediave në veçanti, nuk janë së fundi shumë tema preokupuese për Bashkimin Evropian në raport me Serbinë, përderisa ajo shpërfaq “stabilitet” dhe përkushtim për integrim në BE.

11703086_10153450795408428_3954142462855933765_nAnalist politik Belgzim Kamberi nga Lugina e Preshevës, njëherit është edhe anëtar i kryesisë në Lëvizjen “Vetëvendosje”.
Kamberi me këtë rast ka kritikuar ashpër edhe kryetarin e Preshevës, Ragmi Mustafën, i cili javë më parë i ka ndarë mirënjohje kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
’Zahvalnica’, apo mirënjohja, për Vuçiqin është njëherësh fyerje për viktimat civile shqiptare nga Lugina të vrara nga Serbia shtetërore për të cilat nuk veproi asnjëherë drejtësia serbe. Por, ajo që është më e rëndësishme është se “Zahvalnica” delegjitimon shtypjen dhe diskriminimin shtetëror serb ndaj Luginës së Preshevës, të cilin e trumbeton z. Mustafa vazhdimisht nëpër mediat shqiptare”, ka potencuar Kamberi./Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *