BE kërcënon hapur Serbinë: I tërheqim të gjitha investimet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është vënë në presion pas pozicionimit neutral në çështjen e Ukrainës.

Serbia nuk ka pranuar që të vendosë sanksione kundër Rusisë edhe pse shprehet se respekton sovranitetin territorial të Ukrainës.

BE ka paralajmëruar Beogradin se ky qëndrim vë në pikëpyetje aspiratën e saj për të qenë pjesë e unionit.

SHBA gjithashtu ka forcuar retorikën kundër qëndrimit që Serbia po mban deri tani.

Mediat lokale në Beograd raportojnë se pas skenës, diplomatët e BE kanë shkuar deri në ultimatume.

Gazeta “Blic” raporton se përmes kanaleve diplomatike Serbia është kërcënuar për tërheqjen e të gjitha investimeve nga vendet Perëndimore.

Madje është paralajmëruar për sanksioneve në sektorin bankar dhe deri tek heqja nga lista e vendeve me lëvizje të lirë në zonën Schengen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *