BE dënon dhunën në protestën e djeshme në Tiranë

78

Në Shqipëri Delegacioni i Bashkimit evropian në Tiranë dënoi sot dhunën e regjistruar mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së opozitës në Tiranë. “Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane.

Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë”, thekson deklarata. Sot drejtuesit e opozitës u mblodhën përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kundërshtuar ndalimin dhe arrestimin e disa manifestuesve. Sipas Policisë janë 50 persona të arrestuar , për kryerjen e veprave penale.

Policia bëri të ditur se janë 16 efektivë të saj të cilët janë plagosur “nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave Molotov”./Koha.net/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *