BDI vendos pjesëmarrjen në qeverinë e re maqedonase

114

BDI vendosi të shkojë në koalicion me LSDM-në, konfirmoi zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani i cili theksoi se Kryesia i dha dritën jeshile koalicionit me LSDM-në, ndërkohë që priten tashmë hapa nga kërkuesi i mandatit që të fillojë procedurat që duhet për konstituimin e parlamentit dhe më pas edhe formimin e qeverisë.

“BDI do të mbështesë shumicën e re parlamentare dhe pjesëmarrjen në qeverinë e re”, tha zëdhënësi i BDI-së duke shtuar se tashmë do fillojnë koordinimet mes partive politike për të formuar qeverinë e re.

“Vendimi i kryesisë qendrore të BDI-së është që të reflektojë vullnetin e shqiptarëve të shprehur në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe të jetë pjesë e një qeverie në frymën e Marrëveshjes së Ohrit për të krijuar një shtet juridik dhe për të garantuar rrugën e integrimeve në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, tha Osmani./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *