BDI alarmohet për Kumanovën: MPB të veprojnë me përgjegjësi në këtë kohë shumë delikate! (VIDEO)

254

09_05_2015_5902059________2Mbas ngjarjes së ditës së sotme në Kumanovë, ka reague edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, e Ali Ahmetit.

Ne nji komunikatë të BDI, thuhet se kjo force po i ndjek me shqetesim të madh zhvillimet e sotme Kumanovë dhe u ban thirrje qytetarëve për me ruajtë gjakftohtësinë e mos me iu dorëzue provokacioneve.

BDI vlereson se ngjarjet e sotme në Kumanovë, si edhe shpërthimi i nji bombe disa ditë ma prë në selinë e BDI, janë në kundërshtim të plotë me interesat strateshike të shqiptarëve në Maqedoni, Kosovë, Shqipni e Luginën e Preshevës.

Shqiptarët në Maqedoni kanë nji agjendë të paracaktueme dhe në bashkëpunim me SHBA, BE dhe NATO duen me e pa vendin në parazi të plotë të qytetarëve, në marrdhanie të mira ndëretnike dhe fqinjësore, në paqe e stabilitet, të antarësuem në NATO dhe të integruem në Bashkimin Europian. Media dhe opinionistët duhet me demonstrue përgjegjësi të madhe në këtë kohë shumë delikate dhe duhet me u përmbajtë nga inkurajimi i matejshëm i kësaj situate të vështirë, – shkruhet ne komuniaktën e BDI’s.

Ma tej, BDI u kërkon qytetarëve të Kumanovës, sidomos atyne që banojnë afër vendit të ngjarjes, që me qëndrue të qetë dhe mos me ju besue dezinformatave të ndryshme. BDI i ban thirrje Ministrisë së Mbrendshme që me veprue me përgjegjësi të plotë për ndjeshmërinë e situatës politike dhe të sigurisë.

Raportime ende të pakonfirmueme zyrtarisht thone se në aksionin e sotëm ka edhe të vramë nga radhët e policisë, por nuk dihet se si asht situata në radhët e grupeve të armatosuna, me të cilat u përlesh policia. Në Spitalin e Kumanovës janë sjellë 4 policë të plagosun rëndë, ndërkaq 3 policë që kanë pasë lëndime më të rënda janë çue në Qendrën Klinike në Shkup, – shkruen zhurnal, ndersa Ina thekson se zyrtarisht, policia nuk ka dhane asnji informacion per t’plagosun apo per t’vrame, dhe se po jozyrtarisht raportohet për 9 të plagosun. Po ashtu, nga Spitali i Kumanovës theksojnë se ekipe të ndihmës së shpejtë janë në terren, por nuk jepen hollësi për të plagosunit.

Nën masa të forta policore janë hymje – daljet e Qendrës Klinike të Shkupit. Mësohet se në këtë qendër janë sjellë policë të plagosun, – raporton Ina.

Zëdhënësi i policisë maqedonase ka konfirmue para pak minutash se aksioni policor ne Kumanove vazhdon, por nuk ka pranue me dhane detaje te tejra, – raporton zhurnal.

Nderkaq, agjencia Ina shkruen se nga shtpijat e disa shqiptareve ne Kumanove shihet tym dhe zjarr, derisa dame te medha raportohen edhe ne shume shtpija te tjera. Policia ka rrethue nji pjese te shtpjiave.

Policia po u ban thirrje me megafon banoreve te Lagjes se Trimave ne umanove, qe mos me dale prej banesave te tyne.

Derisa banoret e fshatit Hotel te Likoves thone per median shqiptare te Maqedonise, se polciia maqedonase asht fute ne fshat, ka hy ne shtpijat e shqiptareve e ka rrahe barbarisht te pakten njanin prej tyne, televizioni shqiptar i Kumanoves, TV Festa, deshmon me keto pamje ekskluzive situaten aktuale ne Maqedoni.

Pervec tymit dhe krismave, helikopteri i policise patrullon ne ajer.

Po ashtu, mija gra, femije e pleq jane bllokue mes tmerrit, ne shtpite e tyne, pa iu dhane mundesia me levize, per shkak se policia e ka rrethue zonen dhe nuk lejon as futjen e gazetareve.

Përleshja e ashpër ka ndodhe rreth 05:00 të mëngjesit të sotem, derisa dyshohet se janë rreth 70 persona të cilët kanë qëllue me armë. Sipas informacioneve te percjella nga korrespondentja e A1 Report ne Maqedoni, Zerijeta Jajaga, te armatosurit dyshohet se jane shqiptare, por qëllimi i tyne mbetet ende mister, – raporton shqiptarja.com.

Krisma te shtueme armësh, helikopterë të policisë që fluturojnë në ajër, si dhe forca të shumta policore janë qysh në orët e para të ditës së sotme në Kumanovë, derisa banorët janë të tmerruem prej situatës.

Zadhanësi i policisë Ivo Kotevski ka konfirmue per median perleshjen e armatosun ne Kumanove.

Aksioni policor ka fillue heret ne mengjes, mbas informacioneve per levizjen e nji grupi te armatosun ne ate pjesë te Kumanovës. Derisa nuk ka perfundue aksioni, – tha zadhnesi, – nuk munden me dhane informacione per viktima eventuale, te lenduem apo te arrestuem, – transmeton Ina.

Qysh ne oret e para te dites se sotme, ne lagjene Trimave te Kumanoves jane ndigjue te shtena te forta e te shpeshta armesh.

Nga ana tjeter, ne Spitalin e Qytetit jane ndigjue sirenat e shtueme te autoambulancave, por deri tash nuk ka asnji informacion zyrtar.

Nderkaq, ne disa portale tjera ne Maqedoni raportohet se policia ka rrethue fshatin Hotel te Kumanovës./rrokumtv/ – /LuginaLajm/

Video:




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *