BBC shkruan për ramjen heroike të Adem Jasharit

146

largea_adem_jashari1387460329Kanali BBC ka shkruar për Adem Jasharin. Ata kanë publikuar edhe një video ku shihet Besarta Jashari duke treguar për tmerrin e 1998’ës. Bashkë me video është edhe një shkrim i shkurtë ku tregon për sulmin serb ndaj familjes Jashari.

Në mars të vitit 1998, forcat serbe sulmuan kompleksin e një figure të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), familjen e Jasharëve. Pas sulmit tre ditorë, Adem Jashari, anëtar themelues i UÇK-së dhe 50 anëtarë të familjes së tij u vranë, shkruan BBC.

E mbijetuara e vetme është Besarta, e cila atë kohë ishte 10 vjeçe.

Në video shihet duke treguar tmerrin e përjetuar si dëshmitarja e vetme. Besarta flet shqip, kurse përkthimi është në gjuhën angleze./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *