Bastisje në Bilaç, frikë dhe panikë ne mesin e qytetarëve

514

Siç njofton portali TITULLI, sot në orët e mëngjesit, Policia Serbe ka bastisur tre shtëpi shqiptare, nën dyshimin e posedimit të armëve pa leje.

Bastisja në fjalë, është kryer në shtëpitë e vllezërve Osmani nga Bilaçi, ku njëri nga vëllezërit, Nexhmedin Osmani ka qenë si cak i bastisjes. Mirëpo, bastisja e sotme ka rezultuar negative, me që ne familjen e Nexhmedinit, Policia Serbe, nuk gjeti asgjë.

Megjithate, nga bastisja e sotme, familjarët e Nexhmedin Osmanit dhe bashkfshatarët e tij, kanë mbetur të tronditur nga ngjarja e sotme, duke mbjellur frikë, tek të gjithë ish ushtarët e UÇPMB-së dhe familjet e tyre.

Nexhmedin Osmani, ishte njëri ndër ushtarët e UÇPMB-së nga fshati Bilaç i komunës së Bujanocit./LuginaLajm/  




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *