Bashkëpunimi i komunës së Preshevës me Tiranën po konkretizohet

248

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, po viziton Tiranën dhe ka takuar, kryebashkiun, Erion Veliaj, me të cilin ka biseduar rreth realzimit të projektit për prakun e qytetit të Preshevës.

“Nevoja për hapësira publike të gjelbëruara në Preshevë është evidente, përvoja e bashkisë së Tiranës në këtë fushë është më se e nevojshme. U dakorduam që bashkia e Tiranës të involvohet që në fazën e planifikimit, një ekip i ekspertëve të kësaj lëmie së shpejti do të vizitojë Preshevën për të bërë dizajnimin teknik të parkut” – thuhet në njoftimin zyrtar nga llogaria e Shqiprim Arifi.

Megjithate, kryetari Arifi, shpreson që ky projekt të mos jetë i fundit, dhe bashkëpunimi i natyrshëm në mes të Tiranës dhe Preshevës, do të vazhdojë edhe në projekte tjera./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *