Banja e Dobërçanit, banja ku iu kthye shikimi 7-vjeçares nga Turqia 

Dikur kishte qenë deponi mbeturinash, e tani banja e Dobërçanit është vendi ku qytetarët vendës e të huaj gjejnë shërimin e shumë sëmundjeve.

Nexhat Ibishi tregon se vëllai i tij i cili jetonte në Zvicër u kthye në vendlindje ku edhe ndërhyri estetikisht në këtë hapësirë, e cila gjatë sezonit të nxehtë pranon pothuajse afër 300 vizitorë brenda ditës.

Të mirat e ujit janë dëshmuar edhe përmes analizave që i janë bërë, e që efektet e saj janë në shërimin e reumës, infeksioneve, alergjive, sëmundjes së lukthit e shumë të tjera.

Efektet e mira të ujit kanë tërhequr vizitorë nga vendet e largëta, gjë që ka shtyrë vëllezërit Ibishi të mendojnë edhe për akomodimin e tyre.

E pikërisht nga banja e Dobërçanit, një 7-vjeçareje nga Turqia iu kthye shikimi. E një djaloshi tjetër nuk kishte më nevojë për karrocën ndihmëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *