Bajram Hasani, „punëson preshevarin“, dhjetra farmacistë nga Bujanoci, pa punë!

190

Barnatorja e qytetit të Bujanocit, është rritë për një punëtor dhe ate nga komuna e Preshevës.

Ditë në parë, në Barnatoren e qytetit të Bujanocit, ka nisë punën një farmacist nga Presheva, dhe ate me ndihmen e drejtorit të këtij enti shëndetësor, Bajram Hasani.

Siç ka mësuar jo zyrtarisht LuginaLajm, i punësuari është Fidan B. nga komuna e Preshevës, i cili tashmë ka marrë edhe vendimin e përhershëm në vendin e tij të ri të punës.

Megjithate, shumë farmacistë nga Bujanoci, përkundër që kanë përfundur punën praktike një vjeçare, ata nuk po pranohen në punë, ngase nuk janë të afërt me kryetarin e komunës Nagip Arifi dhe drejtorin Bajram Hasani, kur ky i fundit që nga ardhja në funksionin e drejtorisë, kishte përjashtuar dhjetra kuadro shqiptare nga puna.

Nagip Arifi, që nga ardhja në krye të komunës, kishte punësuar të rejën e vetë si teknike të përhershme të farmacisë, ndërsa Bajram Hasani, me shumë „peripeti“ ka hapur barnatoren private në fshatin Tërnoc, ku tashmë i biri Jusuf Hasani, nga fakulteti i mjeksisë, është transferuar në njërën nga shkollat e larta private të farmacisë në Bujanoc./LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *