Azilantët kosovarë pajisen me viza të përkohshme në Gjermani!

89

Në kampin e azilkërkuesve në Hamburg, janë mbi njëmijë shqiptarë. Ata janë të të gjitha moshave. Ka të rinj e të moshuar, burra e gra dhe familjarë me fëmijë, shkruan Zëri.

Të gjithë ata që janë paraqitur azil në atë kamp, i kanë të gjitha shpenzimet e hequra. Bukë tri herë në ditë, fjetjen e madje edhe nga 140 euro për person, ndihma materiale çdo muaj, njofton Zëri, transmeton LuginaLajm.

Për familjarët ndihmat shkojnë edhe deri në 300 euro në muaj, transmeton Zeri.info.

Madje, autoritetet gjermane pasi që i kanë regjistruar të gjithë ata që kanë kërkuar azil aty, në bazë të pyetësorit (në të cilin duhet shënuar emrin, mbiemrin, vendin nga vijnë, moshën, arsyen e ardhjes…etj.) u kanë lëshuar edhe nga një “leje qëndrimi të përkohshme” me të cilën ata po lëvizin nëpër qytet. E për të interesuarit janë hapur edhe kurse të gjuhës gjermane.

“Pasi na kanë pyetur për të gjitha informatat personale, na kanë lëshuar nga një “leje qëndrimi të përkohshme” po i quajmë ne. Nuk e di pse, për çfarë qëllimi. Çka do të ndodhë me ne nuk e dimë. Këta as nuk po na thonë se do ta në mbajnë këtu e as se do të na kthejnë. Ndërsa në televizor po dëgjojmë gjithçka. Nuk po kuptojmë asgjë”, ka shtuar ai për Zërin, transmeton LuginaLajm./LuginaLajm/

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *