Avokati i popullit Naim Qelaj u prit në takim edhe nga kryetari i kuvendit, Enver Ramadani
Në vizitën që i bëri të enjten Bujanocit, Ombudspersoni kosovar, Naim Qelaj, është prit në takim të ndarë nga kryetari i Asamblesë komunale të Bujanocit, Enver Ramadani.
Pas takimit të zhvilluar në mesditë, Ramadani ka shkruar se gjatë takimit me Naim Qelajn, kanë diskutuar për problemet e diskrimit dhe sfidat që po përballen shqiptarët e Luginës së Presjevës.
“Gjatë takimit diskutuam për problemet diskriminimi dhe sfidat që kan shqiptarët ne Luginë dhe funksionimi i Kuvendit Komunal dhe administratës komunale. Bashkëpunimi është i patjetërsueshëm dhe do të vazhdoj edhe më tej”– ka shkruar kryekuvendari Enver Ramadani.
Ndryshe, kjo është hera e parë që një Avokat i popullit nga Kosova ka vizituar Komunën e Bujanocit./LUGINALAJM/