Avioni Luftarak Kombëtar i Turqisë u prezantua për herë të parë në “Paris Air Show”

239

Industria Turke e Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAS-TAI) ekspozoi për herë të parë këtë vit në “Paris Air Show” një model me përmasa origjinale të Avionit Luftarak Kombëtar (TF-X).

“Ne prezantuam në Paris për herë të parë Avionin Luftarak Kombëtar të Turqisë. Ky do të jetë avioni luftarak më i mirë i Evropës”, deklaroi kreu i Industrisë Turke të Aviacionit dhe Hapësirës, Temel Kotil, gjatë një fjalimi në çeljen e edicionit 53. të “Paris Air Show”, panairi më i madh në botë i aviacionit dhe hapësirës.

Sipas tij, Turqia ka përparuar duke ngritur të gjitha komplekset e infrastrukturës në lidhje me Projektin e Avionit Luftarak Kombëtar.

“Ky është projekti ynë më i madh. Kur ta kemi përfunduar, Turqia do të jetë në gjendje të thotë se nuk ka më asnjë dallim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina në aspektin teknologjik”, shtoi Kotil.

Ai ka theksuar gjithashtu se kompania e drejtuar prej tij po realizon aktualisht edhe 5 projekte helikopterësh.

“Pas 5 vitesh, ne do jemi në mesin e 4-5 prodhuesve më të mëdhenj të helikopterëve në botë. Kemi rreth 400 inxhinierë helikopterësh, megjithatë këtë numër jemi duke e rritur”, u shpreh drejtori i përgjithshëm i TAI-t./trt/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *