Avdyli: Lugina e Preshevës, territor shqiptar i okupuar nga “Serbia e Madhe”

145

Profesor Doktor Ramiz Avdyli mendon se Lugina e Preshevës është një territor shqiptar, por i okupuar nga “Serbia e Madhe”.
“Lugina e Preshevës historikisht ka qenë pjesë përbërëse e trungut etnik shqiptar që nga Mbretëria ilire e Dardanisë e më pas Provincës së Dardanisë. Prandaj, i perkujtojme Beogradit se pos Kosovës që ishte dikur, edhe Lugina e Preshevës sot ka mbetur një territor shqiptar i okupuar qe disa vitesh, i mbetur në «Serbinë e Madhe». Për hire të vërtetës është e nevojshme të thuhet se, sikur Veriu i Kosovës ashtu edhe Lugina e Preshevës historikisht janë pjesë e ligjshme e Kosovës dhe të Shipërisë sepse ato shtrihen ne tokat ilire.” ka deklauar per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” historiani Avdyli.
Duke komentuar idenë e hedhur për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, historiani shqiptar thotë se nuk duhet të ndodhë, për shkak se të dyja territoret janë historikisht shqiptare.
“Sa për informim duhet të përkujtohet fakti se përgjatë Luftës së Dytë Botërore pjesa dërmuese e trojeve shqiptare ishin të pushtuara nga Italia dhe nga Bullgaria e një pjesë e vogël nga Gjermania. Nuk më ka rënë të lexoj për atë propozim, por e di që Tito synonte ta përfshinte Shqipërinë në përbërje të Jugosllavisë si republikë e shtatë. Dhe, sikur do të ndodhte kjo, mbase përgjatë asaj periudhe 50 vjeçare nuk do të përjashtohej mundësia e kolonizimit të Shqipërisë, sidomos e bregdetit të saj, e që si rrjedhojë nuk përjashtohej që serbishtja do të ishte gjuhë zyrtare, krahas shqipes?! Ndërkaq, kur flasim për Shqipërinë apo Kosovën në raport me Serbinë e Malin e Zi kujtoj se nuk mund të bëhen paralele midis tyre. Prandaj, supozimi që edhe Kosova mund të çlirohej pa gjakderdhje duket iluzore?! Po të kishte qenë ashtu, atëherë pse nuk u tërhoq Serbia nga pjesa Veriore e Kosovës dhe Lugina e Preshevës, dhe si u tërhoq ajo nga Maqedonia?! Në fakt kemi të bëjmë me një Serbi e Mal të Zi sajesa dhe apogje të Rusisë, që kanë rezultuar nga projekti rusomadh i sajuar që nga periudha e sundimit të Pjetrit të Madh”, shpjegon më tej prof.dr. Ramiz Avdyli.

Historiani thotë në fund se Presheva mbeti jashtë Kosovës së sotme, si një vazhdimësi e projektit serbomadh kur në vitin 1945 u bë pazari pa hanxhinj./albeu.com/ – /LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon