Avdil Halimi: “Si deputet i Kosovës do të hap çështjen e nënshtetësisë së Kosovës për qytetarët e Luginës së Preshevës”

258

“Në fokus të angazhimeve të mija , në Parlamentin e Kosovës, do të jenë ngritja e inciativës për procedim kah bashkimi i Kosovës Lindore me Kosovën, në partneritet me miqët ndërkombëtar të Kosovës: SHBA-ve dhe BE-së”, thekson Avdil Halimi, kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovësnë, në listen e LDK-së.

Në listën e kandidatëve të LDK-së për deputet të Parlamentit të Kosovës, është edhe Avdil Halimi me numër 44, nominuar nga Lëvizja Qytetare “Vatra”.

Avdili, aktualisht biznesmen nga diapsora është storie e një veprimtarie suksesesh. Themelues i Komitetit të Bzineseve Zytrare në Zvicër. Njeri i kontributeve të mëdha nga diaspora, dhe një shembull i shkëlqyer për humanizëm.

Ardhja e tij nga diaspora që të kandidojë për deputet në Parlamentin e Kosovës në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit 2017, është për të kontribuar edhe më tutje për të mirën dhe interesin e vendit, dhe për një shtet të mirëfilltë ligjor.

Ai beson se Kosova mund të zhvillohet shpejtë. Dhe me një zhvillim që është i mundshëm, do t’a bënte vendin që të krahasohej me shtetet përendimore. E, sipas tij, ky synim mund të arrihet, por vetëm me dashuri dhe punë për Kosovën.

Biznesmeni i njohur nga diaspora dhe njëherit bëmirësi Avdil Halimi garanton se nëse arrin besimin për të fituar postin e deputetit në këto zgjedhje, pagën mujore do t’a lë për bëmirësi.

Avdil Halimi që përfaqëson qytetarët e Kosovës Lindore, i nominuar nga Lëvizja Qytetare “Vatra”, thotë se çështja e parë që do t’a ngrisë në Parlamentin e ardhshëm të Kosovës, do të jetë ndryshimi i ligjit të shtetësisë, me të cilin ndryshim qytetarët e kësaj ane do të paisen me dokumente përsonale, si dhe do të gëzojnë shtetësinë e Kosovës.

Ai pohon se si deputet i Parlamentit të Kosovës, nuk do të lejonte që qytetarët e Kosovës Lindore të mbeten si deri më tash, qytetarë të rëndit të dytë e tretë. Dhe se do të punohet në përshpejtimin e procesit për pasije me dokumente të përkohëshme dhe përherëshme të shtetësisë së Kosovës.

Avdil Halimi kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës nga diaspora synon edhe krijimin e një klime të favorshme për bizneset shqiptare që veprojnë në Zvicër dhe gjetiu në Evropë, me theks të veçantë të krijohet mundësia ligjore, e cila do të krijonte lehtësime për bizneset në Kosovë.

Kandidati i nominuar nga Lëvizja Qytetare “Vatra”, me numër 44, por që ndodhet në listen e kandidatëve të LDK-së, është i motivuar dhe i vendosur për të dhënë kontribut të madh në shtyerjen përpara të procesit të autostradës në drejtim të “Dheut të Bardhë” dhe në përmirësimin e infrastrukturës në drejtim të Muqibabës.

Në fokus të angazhimeve që do të ketë në Parlamentin e Kosovës do të jetë: Ngritja e inciativës për procedim kah bashkimi i Kosovës Lindore me Kosovën, në partneritet me miqët ndërkombëtar të Kosovës: SHBA dhe BE; ngritja e çështjës së mundësisë të hapjës së pikave tjera kalimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Do të ketë në fokus pastaj edhe përkrahjen më të madhe të rinisë përmes politikave të mirëfillëta rinore, ku për rininë do të ofrohet përkrahja në shkollim përmes arsimimit cilësor, si dhe përspektiva evropiane. Mandej kthimi i vëmendjes së Qeverisë së Kosovës kah qytetarët që jetojnë në Kosovën Lindore.

Ndryshe, Avdil Halimi, siguron se do të jetë i angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe shtetit ligjor të Kosovës.

Bagazhi i tij politik brenda strukturave të LDK-së, dhe si gjeneratë e Republikës që është, por dhe atributeve tjera, reflekton besimin se ky kandidat do të jetë në mbrojtje të interesave politike që dalin nga qëndrimet e LDK-së.

Para se të nisej rrugës së suksesshme të biznesit, Avdili kishte vargue një seri suksesesh, si: Udhëheqës i Unionit të Studentëve në vitin 1997, anëtar i kryesisë së Forumit Rinor të LDK-së Dega në Gjilan, deri në vitin 1999. Kryetar i Forumit Rinor të LDK-së për dy mandate në nivel të Degës, e pastaj edhe nënkryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Qendër.

Aktivitetin politik në LDK, Avdil Halimi e vazhdon pastaj edhe në Zvicër më 2008, ku në fillim ishte edhe anëtar i kryesisë së këtij subjekti politik./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *