Atalanta shkruan historinë, mposht Shakhtarin dhe kalon në fazën e eliminimit direkt në LK

251

Atalanta e tërnocasit Berat Gishtit, ka arritur të shënojë fitore ndajë Shakhtar Donetsk si mysafir me rezultat 3-0.

Kjo ka bërë që italianët nga pozita e katërt të kalojnë në të dytë, që ua mundësin kalimin në mesin e 16 më të mirave në Evropë.

Pjesa e parë ishte e barabartë, por me Atalantan që kishte shumë raste.

Fraksioni i dytë solli edhe golat dhe shkëlqimin e skuadrës simpatike italiane.

Zhvillohej minuta e 66-të, kur Alejandro Gomez pason bukur te Timothy Castagne, i cili pas dy tentimeve shënon për 1-0.

Kjo bëri që ukrainasit të nisen drejt sulmit për ta kërkuar barazimin, por Dodo i la me 10 lojtarë, duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Goli i dytë erdhi në minutën e 80-të, kur Malinovski pason te Pasalic i cili nga afër shënon për 2-0.

Në fund Atalanta shënoi edhe një herë me Gosens (3-0), pas një gabimi të tmerrshëm të mbrojtjes së Shakhtar.

Berat Gjimshiti luajti për 90 minuta, duke qenë prej më të mirëve në fushë.

Atalanta me shtatë pikë kaloi në vendin e dytë, pas Manchster Cityt që doli i parë me 14 pikë. /Telegrafi/  




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *