Asnjë gjobë e shqiptuar nga inspektoriati i Bujanocit, aksioni vazhdon edhe gjatë netëve të ardhshme

Inspektoriati i Komunës së Bujanocit gjatë natës së mbrëmshme, nuk ka shqiptuar asnjë gjobë, gjatë inspektimit të objeketeve hoteliere dhe të tjera, rreth rrespektimit të masave antiCOVID.

Sipas Metin Ramizit, kryeshef i Inpskcionit komunal të Bujanocit: “Inspektorët tanë, kanë patrolluar gjatë natës së mbrëmshme, rrespektivisht prej orës 22:00h, deri në ora 24:00h në shumë objekte të ndryshme, nga ku nuk është vërejtur ndonjë mosrrespektimin i masave në fuqi”.

Kryeshefi Ramizi, gjithashtu ka theksuar se aksioni mbi kontrollimin e objekteve hoteliere dhe të tjera, do të vazhdojë edhe gjatë netëve në vijim, duke kërkuar nga pronarët që të veprojnë krahas masave të vendosura nga Qeveria e Serbisë./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *