Asesi të largohet koronavirus në Bujanoc – regjistrohen edhe 6 raste të reja brenda 48 orëve

Sipas raportit të fundit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, Brenda 48 orëve kanë rezultuar edhe 6 qytetarë të infektuarë me koronavirus.

Në raport thuhet se gjatë ditës së mërkur (3 janar), nga 19 mostrat e marra, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, derisa të enjten e (4 janarit), pozitiv, kanë rezultuar 2 qytetarë, nga 14 testet e realizuara.

Deri më tani, në muajin shkurt, të infektuar me koronavirus, kanë rezultuar 13 persona, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë, Bujanoci, ka regjistrar 787 raste të infektuar me COVID-19./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.