Artistja nga Bujanoci Leoneta Abdyli do të hap ekspozitë edhe në Shkodër

Piktorja e njohur me prejardhje nga komuna e Bujanocit, Leoneta Abdyli, do të organizojë ekspozitë me titullin “Rreze”, në Galerinë “Oda”,  në qytetin e Shkodrës në Shqipëri.

Kjo Ekspozitë do të mbahet më datë, 02.04.2022, duke filluar prej orës, 18.00.

Nuk është kjo hera e parë që piktorja bujanocase organizon ekspozita si personale po ashtu edhe ekipore, prandaj vetë pjesëmarrja e saj në Shkodër, ajo me punimet e saj me vlera të çmueshme artistike do ta prezantojë Bujanocin dhe Luginën e Preshevës në përgjithësi, duke treguar rezultate në planin profesional të saj.

Leoneta Abdyli me punimet e saj paraqet risi në planin krijues para artëdashësve të qytetit të Shkodrës dhe të Shqipërisë.

/Nacionali/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *